Twenty years ago today, Ferbent's cousin, Havzi Nela (a well known poet and dissident), was hung in the northern Albanian city of Kukes, for speaking out against the communist regime.
Even though communist leader Enver Hoxha was already dead and the communist regime was on it's last legs, they hung Havzi Nela as a last ditched attempt to show their power. They failed.
Tirani ynë
Ka ca ditë e mjaft do kohë    
Tirani ynë s'po ndihet mirë,     
me miq e shokë sikur rri ftohtë     
Dhe kur i shikon i vjen pështirë.
Thonë, asht tretë e asht ligështue    
Thonë, asht sëmundë, me kriza nervore     
Në shtrat kur bie më shumë rri zgjue     
Nji libër të kuq se lëshon prej dore.
Ajo është vepra e xha Stalinit    
Jo, kushdo nuk mund ta dijë     
Fshehtas doli prej Kremlinit     
E nën këmishë erdhi n'Shqipni!
Ajo asht vepra e tiranit trumyk    
Gjithë komplote, intriga e dredhi!     
Çka përdori ai xhelat pacipë     
Për të shtypë e gjakosë popujt sovjetikë.
Tirani ynë gjithë karrierën e tij    
Këtë libër nuk e lëshoi prej dore,     
E tash vetë ka ba volume të rinj     
Plot me krime e vepra çnjerëzore.
Shpesh të dy veprat i merr në dorë    
Herë i peshon e herë i krahason     
Kërkon të gjejë, cili asht ma mizor,     
cili xhelat, xhelatit ia kalon.
Po merr inat sa do të pëlcasë    
S'ia ha mendja se e arrin mikun e tij     
E mendon të vrasë, sa më shumë të vrasë.     
Sa më shumë gjak të shohë me sytë e tij!
Sikurse duket po e ndjen i shkreti    
E sheh të afërt dhe fundin e tij     
Dhe dëshiron të marrë sa më shumë me vete     
Që të krahasohet në skëterrë me kolegun e tij.
- Havzi Nela u lind më 20 shkurt 1934.    
- Kur qe vetëm nëntë vjeç i vdes baba; po në këtë moshë së     
bashku me vëllanë (A. Nela), merr udhën e shtegtarit për arsye     
ekonomike dhe deri në vitin 1946 punoi si hyzmeqar nëpër disa     
shtëpi të Tiranës.     
- Ndjek shkollën në Kukës (nxënës konviktor me bursë shteti),     
deri me 6 tetor 1948.     
- Arratiset në Kosovë tek të afërm të vet, vazhdon shkollën dhe     
qëndron aty deri më 9 qershor të vitit 1949. Kthehet dhe punoi     
në bujqësi deri në vitin 1950.     
- Shkon në shkollën pedagogjike Shkodër, por e ndërpret     
shkollën për arsye ekonomike.     
- Punon arsimtar në Plan - Klos (Mat) deri në mars të vitit 1953;     
kërkon transferim, por e pushojnë nga puna. Kthehet në     
vendlindje, merret me bujqësi deri në nëntor 1953.     
- 20 nëntor 1953 deri më 13 nëntor 1955: kryen shërbimin     
ushtarak.     
- Janar 1956: mësues në Lojme.     
- 1957: në Shishtavec, përgjegjës i sallës së leximit.     
- Fundi i vitit 1958: shkon në gjimnazin e rezervave të arsimit     
(Tiranë), ku diplomohet në arsimin e mesëm; kthehet dhe punon     
mësues në shkollën 7-vjeçare Shishtavec dhe njëkohësisht     
vazhdon shkollën e lartë me korrespondencë.     
- 1963: transferohet nga Shishtaveci në Surroj; refuzon, e     
dërgojnë mësues në Krumë ku punon vetëm pesë muaj.     
- 1963: mbas kthimit nga Kruma, mësues në Topojan deri në     
paraditen e 26 prillit 1967     
- 22 prill 1967: në Shishtavec reagon ndaj kërkesave të regjimit     
për prishjen e kishave dhe xhamive, futjen në kooperativë     
bujqësore dhe ndërrimin e veshjes.     
- 27 prill 1967: arratiset së bashku me bashkëshorten, Lavdie     
Nela.     
- 6 maj 1967: pala jugosllave e dorëzon në postën kufitare     
(Morinë)     
- 22 maj 1967: dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të     
pasurisë, ndërsa bashkëshortja e vet me 10 vjet heqje lirie.     
- 8 gusht 1975: ridënohet me 8 vjet heqje lirie.     
- 19 dhjetor 1986: lirohet nga burgu.     
- 12 tetor 1987: internohet në katundin Arrën.     
- 13 qershor 1988: largohet nga internimi.     
- 15 qershor, ora 5.30 e mëngjesit - në Brekijë, konfliktohet me     
shpurën ndjekëse; e arrestojnë.     
- 15 qershor, ora 10 e paradites: e dorëzojnë     
në degën e punëve të brendshme të Kukësit.     
- 15 qershor, ora 12 e mesditës: nis procesi     
hetimor.     
- 21 qershor: mbyllet procesi hetimor.     
- 22 qershor, ora 10 e paradites: formulohet     
vendimi për dënimin kapital në gjykatën e     
Kukësit (dënim i paracaktuar).     
- 24 qershor: zhvillohet gjyqi dhe shpallet     
vendimi.     
- 25 qershor: bën ankim pranë Kolegjit penal     
të Gjykatës së lartë.     
- 16 korrik: Këshilli gjyqësor i kolegjit penal të     
gjykatës së lartë lë në fuqi vendimin e gjykatës     
së rrethit të Kukësit     
- 2 gusht: Presidiumi i Kuvendit Popullor     
miraton vendimin për ekzekutimin e H. Nelës.     
- 10 gusht, ora 2 mbas mesnate: realizohet     
ekzekutimi     
- 10 gusht, ora 11 e paradites: trupi hiqet nga     
vendi i ekzekutimit dhe mbyllet në magazinën e     
policisë.     
- 11 gusht, ora l mbas mesnate: trupi futet nën     
tokë.
 
 
1 comment:
krimet e komunisteve te ndyre
Post a Comment